Komisionari Han po vazhdon takimet e tij me funksionarët në Shkup. Ai fillimisht u takua me kryeministrin Emil Dimitriev, pastaj me prokuroren speciale Katica Janeva, ndërsa sapo kanë përfunduar edhe takimet e ndara me krerët e PDSH-së dhe BDI-së.
Pas takimit, Thaçi tha se është biseduar për Marrëveshjen e Përzhinos dhe për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor, gjë të cilën po ashtu e tha edhe Ali Ahmeti. Kreu i PDSH-së, gjithashtu tha se partia e tij nuk do t’i njohë zgjedhjet, nëse vërtetohen parregullsi.
Nga ana tjetër, kreu i BDI-së. Ali Ahmeti, tha se komisionari Han ka shprehur gatishmërinë për të inkurajuar forcat politike për të zbatuar marrëveshjen në fjalë.
Duke folur për Prokurorinë Speciale, Ahmeti tha se gjatë takimin me komisionarin Han e ka rikonfirmuar përkrahjen për PSP-në, por tha se për të bërë ligje të reja për këtë prokurori, duhet marrëveshje e re. Siç u shpreh Ahmeti, aktualisht koha nuk premton për të bërë negociata për një marrëveshje të re.
/SHENJA/