Fillimi LajmeShqipëri, anija turke “TCG Anadolu” merr pjesë në stërvitjen “Neptune Strike 2026”

Shqipëri, anija turke “TCG Anadolu” merr pjesë në stërvitjen “Neptune Strike 2026”

nga Shekulli Agency

Anija Sulmuese Amfibe Shumëqëllimore e Turqisë “TCG Anadolu” ka marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Neptune Strike 2026” në Shqipëri, si pjesë e fazës së katërt dhe të fundit të stërvitjes, raporton AA.

Gjatë stërvitjes në Bazën Detare Pashaliman në Qarkun e Vlorës u realizuan demonstrime nga anija turke dhe mjete të tjera ushtarake pjesëmarrëse ne stërvitje.

Pjesë u bënë edhe demonstrime nga helikopterë dhe dronët turq “Bayraktar TB3”.

Gjatë ditës së vëzhguesve të shquar i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, si dhe zyrtarë të tjerë turq dhe shqiptarë, të cilët vizituan anijen “TCG Anadolu”.

Drejtuar nga Forcat Detare Sulmuese dhe Mbështetëse të NATO-s (STRIKFORNATO), “Neptune Strike 26-4” integron kapacitetet sulmuese detare të Aleancës me forcat ajrore, tokësore dhe amfibe, thuhet në një njoftim nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Sipas njoftimit, kjo fazë e stërvitjes bashkon 17 vende aleate, më shumë se 20 anije detare dhe 40 avionë për rreth 52 aktivitete të koordinuara. Ky cikël i “Neptune Strike” shtrihet nga rajoni i Mesdheut deri në atë të Detit Baltik, me operacione që përfshijnë të tria Zonat e Operacioneve të Përbashkëta të NATO-s.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies