Ekspertët theksojnë se Operacioni “Mburoja e Eufratit” i ndërmarrë kundër kërcënimeve terroriste në rajonin Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë dhe mbështetja e dhënë ndaj Ushtrisë së Lirë Siriane janë shumë të rëndësishëm për të penguar përhapjen e pranisë së DEASH-it në Siri. Gjithashtu ata janë të mendimit se Turqia do të jetë efektive në luftën kundër DEASH-it.
Ekspertët të cilët kanë marrë pjesë në takimin e Stambollit të “El Shark Forum 2016” kanë vlerësuar për gazetarin e AA-së efektet në luftën kundër DEASH-it të Operacionit “Mburoja e Eufratit” që kryhet kundër kërcënimeve terroriste në rajonin Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë nga forcat speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcat Ajrore të Koalicionit.
Lektori në Departamentin e Shkencave Sociale dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Exeter në Britani, Prof. Dr. Ömer Aşur, ka vënë në dukje se mbështetja e Turqisë në fushën e ushtarake, të sigurisë dhe informacioneve të inteligjencës, ndaj Ushtrisë së Lirë Siriane është shumë e rëndësishme për të penguar përhapjen e pranisë së DEASH-it në veri të Sirisë. Ai ka theksuar se duhet të ndërtohet një strukturë drejtuese e suksesshme në rajon pas pastrimit të DEASH-it.
Ndër të tjera Aşur ka vlerësuar kritikat se SHBA nuk ka bashkëpunuar mjaftueshëm në marrëdhëniet me Turqinë. Ai u shpreh se SHBA-ja pret që Turqia të shoqërojë planin e saj “për të mbështetur të gjithë ata që luftojnë kundër DEASH-it edhe me përfshirjen e YPG-së dhe PKK-së”, duke harruar regjimin autoritar në Siri dhe rrënjën e problemit.
“SHBA-ja nuk ka të pranishëm 3 milionë refugjatë në kufijtë e saj. SHBA-ja nuk përballet me terroristët si PKK-ja që vret forcat e sigurisë dhe civilët në Turqi. Kryesisht ajo fokusohet tek DEASH-i, sepse DEASH-i dhe Al-Kaida kërcënon ato. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për ta. Për mendimin tim SHBA-ja duhet të zhvillojë këtë pikëpamje të ngushtë në lidhje me ato që përjetohen në Siri. Ndërsa përsa i përket Turqisë, ajo ndikohet nga çdo gjë që ndodh në Siri. Ajo ndikohet nga kriza njerëzore e shkaktuar nga regjimi agresiv, nga problemet e sigurisë dhe vendosja në objektiv e zyrtarëve dhe qytetarëve turq nga militantët në kufi. Për këtë arsye ajo nuk mund të bëjë tolerime ndaj të gjithave këtyre zhvillimeve”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Aşur.
“Ushtria turke mund t‘ia dalë me DEASH-in”
Ndërsa lektori në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Leeds, Prof. Dr. Selman Sayyid, në vlerësimin e tij për ndikimin e operacionit të Turqisë “Mburoja e Eufratit” në luftën kundër DEASH-it ka theksuar se DEASH është shfaqur si rezultat i rrënimit të një shteti.
Sayyid ka theksuar se “Çdo ushtri e aftë për këtë punë, që edhe ushtria turke është e tillë që mund t‘ia dalë shumë shpejt kundër DEASH-it. DEASH-i nuk u rrit sepse ishte shumë i fuqishëm, por u rrit sepse atje ra shteti.”
Më tej Selman Sayyid e ka cilësuar si një mangësi mungesën e konsensusit nga aktorët për të ardhmen e vendit. Duke tërhequr vëmendjen se SHBA-ja pret nga Turqia që të mbikëqyrë vetëm interesat amerikane, Sayyid ka theksuar se duhet të kuptohet që interesat e dy vendeve nuk mund të jenë gjithmonë të njëjta.
Ndër të tjera pasi ka vlerësuar ndarjet e pikëpamjeve të SHBA-së dhe Rusisë në çështjen e Sirisë, Sayyid duke shprehur se SHBA-ja duhet të jetë e befasuar që Rusia ndërhyn në këtë lloj mase në Siri, duke “përdorur këtë paraqitje dhe dhunë të ngurtë”, situatën e ka cilësuar si “Konkurrencë SHBA-Rusi”.
“Derisa lufta e brendshme të vazhdojë, gjithmonë do të ketë një hapësirë për aktorët e jashtëm për të ndërhyrë në fatin e rajonit. Në këtë kuptim, patjetër që në mes ekziston një konflikt i caktuar interesi. Sepse edhe rusët edhe amerikanët nuk dëshirojnë një ekzistencë sovrane dhe të pavarur që mund të lindi një legjitimitet që i adresohet popullit. Sepse kjo dëmton së paku interesat e tyre afatshkurtra”, u shpreh më tej Sayyid.