Fillimi PolitikëVance sugjeron se ka pasur mosmarrëveshje me Trumpin për luftën me Iranin

Vance sugjeron se ka pasur mosmarrëveshje me Trumpin për luftën me Iranin

nga Shekulli Agency

Zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, la të kuptohet në një intervistë të transmetuar se mund të ketë pasur mosmarrëveshje me presidentin Donald Trump lidhur me luftën kundër Iranit, transmeton AA.

“Edhe nëse nuk pajtohesh me të për një çështje të vetme, mund të kesh mendime të ndryshme. Dhe mendoj se unë kam pasur një mosmarrëveshje të tillë”, tha Vance dje në një emision politik me drejtues ish-zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Vance po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me marrëdhënien e tij me komentatorin politik dhe ish-aleatin e Trumpit, Tucker Carlson, i cili e ka kritikuar ashpër luftën me Iranin, duke argumentuar se ajo u shërben interesave të Izraelit dhe jo atyre të SHBA-së, si dhe bie ndesh me premtimin e Trumpit për të shmangur ndërhyrjet e kushtueshme ushtarake jashtë vendit.

Vance tha se Carlson, i cili ka shprehur pikëpamje konservatore, ishte “shumë, shumë i zemëruar” për shkak të luftës.

“Ai dhe unë kemi biseduar për këtë çështje privatisht dhe publikisht. E di se si ndihet ai dhe e kuptoj”, tha Vance.

“Ajo që i kam thënë Tuckerit është që të mos e hedhë poshtë gjithçka për shkak të një gjëje të vetme. A nuk ia vlen të pranohet se Donald Trump ka bërë shumë gjëra të mira, si mbyllja e kufijve dhe dhënia fund e diskriminimit absurd racor ndaj të bardhëve në procesin e pranimit të studentëve në universitetet tona”, u shpreh ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies