57
Të paktën tre ushtarë turq kanë rënë dëshmorë në sulmin e pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në provincën Mardin të Turqisë.
Siç theksojnë burimet e sigurisë, gjatë kalimit të automjetit ushtarak në rrugën Mardin – Diyarbakir është aktivizuar mjeti shpërthyes i vendosur më herët.
Sipas informacioneve të para, shpërthimin e kanë vendosur terroristët e PKK-së, ndërsa kanë rënë dëshmorë tre ushtarë. Ka edhe të plagosur të cilët janë vendosur në spital.
Në rrjedhë janë operacionet me qëllim të kapjes së terroristëve në këtë rajon.