Fillimi SportSokol Cikalleshi përplaset me policinë

Sokol Cikalleshi përplaset me policinë

nga Shekulli Agency

222-Sokol Cikalleshi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është përplasur me policinë pas ndeshjes me Portugalinë në “Elbasan Arena”.

Një ditë e keqe ajo e 7 shtatorit për sulmuesin kavajas, pasi sikur të mos mjaftonte humbja në minutat e fundit me luzitanët, Cikalleshit i duhej të përballej edhe me forcat e policisë.

Afro 15 minuta pas ndeshjes, vëllai i sulmuesit të Kombëtares ka dashur të hyjë në ambientet e stadiumit, me qëllim që të takonte Sokolin.

Ai është prezantuar si vëllai i tij dhe ka thënë se donte të takonte Sokolin, por pa e kaluar kufirin e lejuar, ndërkohë që policët i kanë bërë me dije se nuk mund të hynte kurrsesi brenda ambienteve.

Pas një debati që përfundoi edhe në prekje me duar, vëllai i futbollistit është larguar me forcë prej aty.

Pas pak minutash ka dalë nga stadiumi Cikalleshi, i cili është vënë në dijeni për incidentin e të vëllait me policët dhe ka nisur të pyesë uniformat i irrituar se me ç’të drejtë i kishin goditur familjarin e tij, raporton “Panorama Sport”.

Jashtë rrethimit të stadiumit ka nisur një debat verbal i ashpër mes futbollistit dhe policëve. Ky i fundit u thoshte se ata mund të mjaftoheshin vetëm duke mos e lejuar të hynte brenda, por jo ta dhunonin, ndërkohë që policët i kërkuan sulmuesit kuqezi të largohej dhe të mos e zgjaste me këtë bisedë.

Ka pasur edhe kontakte fizike mes lojtarit dhe forcave speciale, por pa kaluar në dhunë të mirëfilltë

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies