Fillimi ReflektimFrigacakët policë të Kosovës ia konfiskojn delet banorit shqiptarë të Dobrosinit

Frigacakët policë të Kosovës ia konfiskojn delet banorit shqiptarë të Dobrosinit

nga Shekulli Agency

kufiri-serbi-kosove

Banorët shqiptarë që jetojnë në rripin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës janë para një presioni të madh të shpërnguljes. Derisa në njërën anën graviton xhandarmëria serbe në anën tjetër është Policia e Kosovës që po u bën dëme edhe më shumë se sa serbët. Vetëm pardje Policia Kufitare ia ka marrë Vaxhid Zahirit 110 dele të cilat i kulloste në afërsi të Dobrosinit.

“Delet kanë qenë tij dhe ai ishte duke i kullotur në vendin e quajtur “Liken”, aty ku gjithmonë në vjeshtë i kanë kullotur bagëtinë Dorosini që bije me Bujanoc por edhe Stublina me Gjilan”, deklaroi një banor i Dobrosinit për “Zërin”, duke dëshmuar se kullosat por edhe pronat janë të përbashkëta.

 

Sipas tij, kjo çka po ndodhë me Policinë e Kosovës është më shumë se skandal.

“Nuk është hera e parë që policia kosovare, shumicën i njohim edhe familjarisht, të cilët gjatë luftës e kanë ngrënë bukën tonë, po na bëjnë telashe. Po na detyrojnë të shpërngulemi drejt Kosovës”, shprehet ai, duke besuar se edhe Policia e Kosovës është në një vij me xhandarmërinë serbe për t’i shpërngulë shqiptarët nga malësia e Karadakut.

“Nuk është hera e para që marrin dele. Këta i kanë marrë edhe lopët dy –tre vetëve në Dobrosin…ky është më shumë se skandal. Ata i marrin bagëtinë fukarenjve, ndërsa kontrabandistët që ua mbushin gushen, nuk i shohin hiq”, thotë ky banor i revoltuar duke iu mallkuar: “haram iu koftë buka që e kanë ngrënë”.

Kurse Zyra për Informim e Policisë së Kosovës e konfirmon rastin duke thënë se, një person i dyshuar i nacionalitet shqiptar (shtetas i Serbisë) me bagëti ka kaluar kufirin shtetëror, me qëllim të kullosjes në territorin e RKS-së.

“Me urdhër të prokurorit i janë konfiskuar 110 krerë bagëti (dele dhe dhi) në vlerë prej 10.000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndryshe, Dobrosini është fshati i parë kufitarë që bijë në komunën e Bujanocit. Vija kufitar këtë fshat e ndanë vetëm dy qind metra nga pika administrative me Kosovën. Gjatë vitit 2000-2001 ka qenë bastioni (vendlindja) e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), ndërsa gjatë luftës në Kosovë ka qenë arterie furnizimi dhe vendstrehim për shumë banorë të Anamoravës.

“Nuk e kemi merituar këtë poshtërsi nga Kosova. Vetëm nga ky fshat kanë qenë më shumë se 40 veta të përfshira direkt ose indirekt në dy luftëra”, thotë një banorë tjerë i fshatit, i cili ka një kërkesë nga Prishtina zyrtare, që rrugën alternative Gjilan-Dobrosin- Lluëan-Bujanoc ta negociojë në Bruksel, dhe ta zyrtarizojnë

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies