Fillimi SportLojtari i Portos, Marega braktis fushën pas thirrjeve raciste ndaj tij

Lojtari i Portos, Marega braktis fushën pas thirrjeve raciste ndaj tij

nga Shekulli Agency

Lojtari i ekipit portugez Porto, Moussa Marega, në një ndeshje futbolli doli nga fusha pasi ishte subjekt i abuzimit racist të dielën mbrëma.

Pasi ylli 28-vjeçar nga Mali shënoi golin e fitores në minutën e 60-të, ai festoi duke treguar lëkurën e tij.

Ai u largua nga fusha në minutën e 71-të pasi skuadra e tij fitoi 2-1 kundër Vitoria Guimaraes në Premierira Liga të Portugalisë.

Derisa u largua, Marega drejtoi gishtin poshtë ndaj turmës.

Shokët e tij të skuadrës dhe futbollistët e Vitoria Guimaraes u përpoqën ta bindnin të qëndronte në fushë, por ai u zëvendësua në minutën e 72-të.

Më vonë, Marega u prononcua në Instagram për të shprehur ndjenjat e tij.

“Shpresoj të mos ju shoh kurrë më në një fushë futbolli. Ju jeni një turp!”, u tha ai tifozëve racistë të futbollit.

“Dhe gjithashtu falënderoj gjyqtarët që nuk më mbrojtën dhe më dhanë karton të verdhë sepse mbrojta ngjyrën time të lëkurës”, shtoi ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies