Fillimi SportSfida Shqipëri-Portugali në “Elbasan Arena” mbyllet me rezultatin 0-1

Sfida Shqipëri-Portugali në “Elbasan Arena” mbyllet me rezultatin 0-1

nga Shekulli Agency

kombetarja

Fitorja e sotme e mban përsëri Portugalinë në krye të grupit I, duke u ndjekur nga Danimarka dhe më pas Shqipëria.

 

Kombëtarja shqiptare është ndeshur sonte me Portugalinë e Cristiano Rondaldos, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-0 favor të portugezëve.

Kuqezinjtë e Giani De Biazit kanë pësuar humbjen e parë në eliminatoret e Europianit duke u mundur nga Portugalia me rezultatin 0-1. Goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, pikërisht në minutat shtesë nga Miguel Velosos iu ka dhënë fitoren portugezëve në këtë përballje, që pati një vëmendje jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Edhe  pse kanë zhvilluar një ndeshje të mirë ku në pjesën e dytë kanë qenë edhe pranë golit, kuqezinjtë nga kjo sfidë kanë dalë me 0 pikë.  Fitorja e sotme e mban përsëri Portugalinë në krye të grupit I, duke u ndjekur nga Danimarka dhe më pas Shqipëria.

Ndërkohë mijëra tifozë nga e gjithë Shqipëria, por edhe vendet e tjera fqinje janë mbledhur në Elbasan, ku u  përqendrua  e gjitha vëmendja  e tifozerisë shqiptare për ndeshjen Shqipëri-Portugali.

Me simbolet kombëtare në duar tifozeria shqiptare ka mbushur rrugët e qytetit të Elbasanit për ti dhënë mbështetje kombëtares së Shqipërisë në këtë ndeshje të rëndësishme, për eliminatorët  në Euro 2016.

Ndërkohë Policia e Shtetit Shqiptar ka angazhuar rreth 1.000 forca policore, për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin normal të kësaj ndeshjeje.

– Tifozët shqiptarë në Maqedoni së bashku mbështesin kombëtaren e Shqipërisë, por në fund zhgënjehen-

Ndonëse edhe Shkupi ishte veshur “kuq e zi” në pritje të fitores së kombëtares së Shqipërisë në përballjen me Portugalinë, tifozët shqiptar në Maqedoni nuk kanë marrë atë që dëshironin, pasi kombëtarja shqiptare pësoi golin e humbjes në çastet e fundit të ndeshjes.

Tifozët shqiptarë në  Shkup në numër shumë të madh ishin mbledhur nëpër lokalet dhe në sheshin “Skenderbeu” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për të ndjerë atmosferën e “Elbasan Arena”-së.

Tifozët gjatë gjithë kohës ishin në pritje të një rezultati pozitiv në këtë përballje, por megjithatë goli në minutat e fundit të ndeshjes i Miguel Veleos-s ishte i zhgënjyes për tifozët shqiptarë në Maqedoni dhe në përgjithësi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies