Fillimi LajmeTurqia kryen sulme ajrore ndaj kampeve të PKK-së në veri të Irakut

Turqia kryen sulme ajrore ndaj kampeve të PKK-së në veri të Irakut

nga Shekulli Agency

-nato-avion

Turqia kryen sulme ajrore ndaj kampeve të PKK-së në veri të Irakut.

 

Avionët e Forcave Ajrore të Turqisë kanë kryer sulme të intensifikuara ndaj kampeve të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut dhe neutralizuan një grup prej 40 terroristësh.

Avionët e tipit F-16 dhe F-4, pas sulmit në rajonin Dağlıca, kanë nisur sulmet ajrore që zgjatën nga ora 23:00 deri në orën pesë të mëngjesit të sotëm. Sulmet janë kryer ndaj kampeve Kandil, Kahhurk, Avasin, Metina, Basyan, Gare dhe Zap në veri të Irakut.

Sipas të dhënave paraprake, janë neutralizuar 35 deri 40 terroristë.

PKK është shpallur organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Në kuadër të procesit të zgjidhjes së çështjes kurde më parë janë nisur bisedimet me partitë pro-kurde, dhe është arritur marrëveshja me Qeverinë e Turqisë të përbërë nga stafi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për çarmatimin e pjesëtarëve të PKK-së dhe tërheqjen e tyre nga territori turk në hapësirën e Irakut verior. Terroristët e PKK-së në muajt e fundit në dhjetëra raste kanë shkelur marrëveshjen e arritur në negociatat e fundit të autoriteteve turke me Abdullah Ocalan, liderin e organizatës terroriste i cili vuan dënimin e burgimit të përjetshëm.

Në sulmet terroriste të kryera në disa muajt e fundit janë vrarë dhjetëra njerëz, ndërsa është shkaktuar edhe dëmi i madh material në vendbanimet në juglindje të Turqisë./AA)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies