Disa anëtarë të HDP dhe disa anëtarë të DBP të cilët janë në pozicione efektive në rajonet lokale të Anadollit Lindor dhe atë Juglindorë nuk hezitojnë të bëjnë deklarata në mbështetje të organizatës terroriste PKK.
Disa anëtarë të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) dhe të Partisë Demokratike të Rajoneve (DBP) të cilët bëjnë politikë përmes identiteti kurd në Turqi tërheqin vëmendjen me deklaratat e tyre mbështetëse ndaj organizatës terroriste PKK dhe me qëndrimet e tyre ndaj sulmeve terroriste,
Disa anëtarë të HDP të cilët arritën të hyjnë me 80 deputetë në Parlament (Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë) duke kaluar koutën e 10 përqidëshit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2015 në Turqi dhe disa anëtarë të DBP të cilët janë në pozicione efektive në rajonet lokale të Anadollit Lindor dhe atë Juglindorë nuk hezitojnë të bëjnë deklarata në mbështetje të organizatës terroriste PKK.
Politikanët e HDP dhe DBP të cilët qëndrojnë të indiferentë ndaj rrëmbimeve të fëmijëve në male dhe armatosjes së tyre me armë, në vend që ata të bëjnë thirrje ndaj PKK për lënien e armëve në kuadër të “Procesit të Zgjidhjes” i cili nisi me qëllimin për ti dhënë fund terrorizmit, proces ky në të cilin janë hedhur hapa të rëndësishëm në kuptimin e demokratizimit, ata si me deklaratat e tyre ashtu edhe me sjelljet e tyre shfaqin një imazh se janë “në anë të organizatës terroriste”.
Kapja e disa politikanëve duke dërguar furnizime me ushqime dhe me elementë për krahun e armatosur të organizatës, transportimi i mortit të një terroristi i cili martirizoi një polic nga një deputet i HDP vërteton marrëdhënien mes organizatës terroriste me politikanët në fjalë.
Qëndrimet që kanë mbajtur disa politikanë të HDP dhe DBP kundrejt ngjarjeve terroriste në kohët e fundit janë si më poshtë:
– Në një kontroll të kryer më 6 shtator në qytetin Kars të Turqisë u sekuestruan disa thasë që ishin të mbushur me materiale të ndryshëm si bukë, fruta, vaj dhe produkte pastrimi, thasë këto të cilët u vlerësuan se do “ti dërgoheshin anëtarëve të organizatës terroriste PKK në rajonet rurale Kağızman dhe Digor”. Tetë personat e ndodhur në mjete u dërguan në komisariatin e policisë në rajonin Digor për të marrë deklaratat e tyre, dhe në kontrollet e identifikimit rezultoi se njëri prej të dyshuarve ishte Şafak Özanli, deputeti i HDP në qytetin Kars.
– Ndërsa Tuba Hezer, deputetja e HDP në qytetin Van mori pjesë në varrimin e Sıdıka Yıldız e cila njihej me emrin e koduar “Destan Rüstem” dhe e cila ndodhej mes anëtarëve të organizatës terroriste PKK të cilët me 2 shtator sulmuan forcat e sigurisë në rajonin Nazımiye në qytetin Tunceli ku dhe mbeti e vrarë gjatë konfliktit. Hezer e cila bashkë me drejtuesit e HDP dhe BDP mbajtën arkmortin e Yildiz deri para ndërtesës së bashkisë, më pas ajo mori pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt në lagjen Esenyamaç të rajonit.
– Ndërsa Bashkëkryetarja e Përgjithshme e HDP, Figen Yüksekdağ pasi vajti më 1 shtator në qytetin Van për takime, kreu një vizitë në familjen e Kevser Eltürk e cila njihej me emrin e koduar “Ekin Ëan” dhe e cila u vra gjatë një operacioni në komunën Varto në qytetin Muş. Yüksekdağ në këtë vizitë të saj u shpreh se “Ekin Ëan dhe bashkudhëtarët e saj nuk na e kanë ulur kokën kurrë. Dëshmitë e tyre ne na mbajnë të fortë”.
– Gjithashtu edhe ndaj terroristit i cili u plagos rëndë në një konflikt pas një sulmi të ndërmarrë në shtator ndaj qendrës së policisë në qendër të qytetit Tunceli, një ndër të parët që vrapuan në ndihmë të terroristit ishte Alican Önlü deputeti i HDP i qytetit Tunceli. Terroristi i plagosur rëndë, u transportua në spital duke u vendosur në barelë me ndihmën e deputetit Önlü.
– Ndërsa Engin Dursun i cili ishte me detyrë si Bashkëkryetari i HDP në komunën Eleşkirt të qytetit Ağrı me 27 gusht u kap në flagrancë teksa me mjetin e tij transportonte 2 persona për ti dorëzuar në radhët e organizatës terroriste PKK.
– Ndërsa me 12 gusht në lagjen Şehit Fırat të qytetit Van duke u përdorur një ekskavator të bashkisë së rajonit Edremit të qytetit Van e cila është nën drejtimin e DBP u hap një kanal (hendek) në shërbim të terroristëve për të siguruar një dominim në qytet. Edhe me 22 gusht në një kamion me targa zyrtare të bashkisë të qytetit Van i cili drejtohet sërish po nga e njëjta parti u sekuestruan 100 kilogramë amonjun nitrat, 26 fitila ndezës dhe 20 bateri të mëdha të cilat janë materiale që përdoren në prodhimin e bombave.
