Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmus tha se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet e saj për të vendosur paqen në Siri
Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmus tha se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet e saj për të vendosur paqen në Siri.
“Dua që opinioni të ndjehet i sigurtë. Nga disa anë kohë pas kohe dëgjohen lobe të caktuara për luftë të mundshme. Mendoj se Turqia nuk do të hyjë në këto turbulenca rajonale dhe do të vazhdojë që me opinionin botërorë të ndajë perspektivat të cilat në një afat sa më të shkurtër do të mundësojnë paqe në rajon. Turqia edhe më tej do të vazhdojë ti kontribuojë vendosjes së paqes”, ka thënë Kurtulmus.
Ai theksoi se vendet me ndikim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet të shpallin zonën e ndalim-fluturimit në Siri, nëse, siç tha, kanë qëllime të sinqerta.
“Le ti shohim Amerikën dhe Rusinë. Nëse jeni të sinqerta, urdhëroni dhe së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS të OKB-së) thoni se këto vende në Siri kanë avionë. Nëse me të vërtetë mbështesni tryezat negociuese në Zvicër dhe Gjermani, dhe nëse shpresoni në arritjen e rezultave të dëshiruara në këto negociata, urdhëroni në OKB shpalleni zonat e ndalim-fluturimit dhe menjëherë parandaloni sulmet çnjerëzore në luftën siriane”, tha Kurtulmus.