Fillimi LajmeBotaRritet numri i kanadezëve që përkrahin një ndalesë për refugjatët

Rritet numri i kanadezëve që përkrahin një ndalesë për refugjatët

nga Shekulli Agency

Reputacioni i Kanadasë si një tokë e premtuar për refugjatët ka filluar të zbehet pasi të dhënat e fundit nga një anketë e zbatuar flasin se një në katër kanadezë është i mendimit se qeveria liberale do të duhet të imponojnë një ndalesë të ngjashme me atë të Trumpit.

Paralelisht me këtë, 41 përqind e të anketuarve nga instituti Angus Reid mendojnë se targeti i Kanadasë për të pranuar 40.000 refugjatë gjatë vitit 2017 është shumë i lartë.

Ndërkohë, një veprim i Montrealit ka nxjerrë në pah ndarjen në vend lidhur me çështjen e refugjatëve, pasi siç shkruan e përditshmja “Montreal Gazette”, ky qytet shpalli veten të hënën “qytet të shenjtë”, duke garantuar shërbime për emigrantët pa dokumente, për të cilët thotë se nuk duhet të frikësohen nga një deportim i mundshëm.

Anketa e realizuar nga instituti Angus Reid, shfaq shqetësimin e kanadezëve nga fluksi i madh i refugjatëve. “Rritet numri i kanadezëve të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me shpejtësinë dhe numrin e refugjatëve që kanë hyrë në Kanada”, tha drejtori Ekzekutiv i institutit Shachi Kurl, i cituar nga Huffington Post.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies