Presidenti amerikan Donald Trump porositi se deklarata e tij nga mitingu i së shtunës mbi atë se “çfarë po ndodh në Suedi” është nxitur nga rrëfimi që ka parë në rrjetin televiziv “Fox News” për emigrantët dhe Suedinë, raporton (AA).
– Suedia kërkon sqarim nga SHBA-të lidhur me deklaratën e Trumpit
Pasi ambasada e Suedisë në Washington kërkoi nga Departamenti amerikan i Shtetit sqarime rreth deklaratës së presidentit amerikan, Trump ka reaguar në rrjetin social Twitter.
“Duhet që ta mbajmë të sigurtë vendin tonë. Shikoni çfarë po ndodh në Gjermani. Shikoni çfarë po ndodh në Suedi. Suedi, kush do të besonte? Suedia pranoi një numër të madh. U përballën me probleme të cilat as që mund të imagjinonin. Shikoni se çfarë po ndodh në Bruksel. Shikoni çfarë po ndodh në mbarë botën. Shikoni Nicen, Shikoni Parisin”, deklaroi Trump në mitingun e së shtunës në Florida, ku më pas Ambasada e Suedisë në Washington dërgoi kërkesë deri te Departamenti amerikan i Shtetit për sqarim të deklaratës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Catarina Axelsson, deklaroi të dielën se Suedia dëshiron të dijë se çfarë ka dashur të thotë Trump me deklaratën në fjalë.