Fillimi ReflektimArrestohet punonjësi i policisë/ Mungonin 12 mijë fishekë

Arrestohet punonjësi i policisë/ Mungonin 12 mijë fishekë

nga Shekulli Agency

shqiperi-policiaNjë punonjës policie është arrestuar nga SHCBA pasi rezultoi se në inventarin e tij mungonin 12 mijë fishekë në magazinën e municioneve.

Mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, Gjykata e Shkallës Parë Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj punonjësit të policisë Inspektor Përparim Dautaj, me detyrë magazinier dhe instruktor qeni, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Prush, Kukës.

Në ngarkim të këtij punonjësi policie Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga hetimi disa mujor, zhvilluar nga Sh.Ç.B.A-së ka rezultuar se punonjësi i policisë inspektor Përparim Dautaj, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kundërshtim me aktet që normojnë punën për administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale i mungonin në inventarin e magazinës së municioneve një sasi prej 12 mijë fishekësh luftarakë me vlerë prej 600 mijë lekë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies