
“Fituam besim të madh të popullit, më shumë se kurrë në Serbi, në diçka më pak se 3,3 milionë qytetarë të dalë morëm më shumë se dy milionë vota, deklaroi Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë dhe lider i listës “Aleksandar Vuçiç-Për fëmijët tanë”, raporton (AA).
Pasi u publikuan rezultatet paraprake, Vuçiç tha se besim të madh të popullit ka marrë lista e tij, lista numër një në “kushte kur rrallë kush besonte në atë”.
Vuçiç tha se ata morën 63,4 për qind, por se ai pret që të jetë më shumë se 64 për qind kur të mbërrijnë votat nga Kosova.
Sipas tij, lista e tij mori një paralajmërim të madh nga populli se ata duhet të jenë edhe më të përgjegjshëm, serioz dhe të zellshëm dhe se duhet të japin rezultatet më të mira të mundshme për qytetarët.
“Ne sonte në më pak se 3,3 milionë qytetarë të dalë si lista numër një morën më shumë se dy milionë vota”, theksoi ai.
Vuçiç tha se “ata fituan kudo, kudo që kanë humbur, në çdo vend jashtë vendit, aty ku kurrë nuk kanë fituar”.
Presidenti i Serbisë gjithashtu tha se lista e tij mori 90 për qind të votave në entitetin e Republika Srpska në BeH, ku votuan 87 për qind të votuesve.
Ai paralajmëroi se në përbërjen e ardhshme të Qeverisë së Serbisë do të marrë njerëz edhe që nuk janë nga lista që kanë kaluar censusin.
Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë lista “Aleksandar Vuçiç – Për fëmijët tanë” fitoi 63,35 për qind të votave, ndërsa në vendin e dytë është lista “Ivica Daçiç – SPS – JS – Dragan Markoviç Palma” me 10,67 për qind të votave.