Fillimi LajmeGjermani, arrestohet mjeku i dyshuar për tortura i regjimit të Asadit

Gjermani, arrestohet mjeku i dyshuar për tortura i regjimit të Asadit

nga Shekulli Agency

Policia gjermane arrestoi një ish-punonjës të shërbimit sekret sirian me dyshimin për krime kundër njerëzimit, njoftuan zyrtarët.

Alaa M., i cili mbërriti në Gjermani si refugjat në vitin 2015, u arrestua në shtetin qendror Hesse të premten, njoftoi Zyra Federale e Prokurorisë Publike në një deklaratë. 

I dyshuari ka punuar për inteligjencën ushtarake si mjek, dhe ai dyshohet për torturimin e të burgosurve në vitin 2011 në një burg të regjimit të Asadit në qytetin Homs.

Prokurorët akuzuan regjimin e Asadit për përdorimin e forcës brutale për të shtypur opozitën politike, duke torturuar dhe vrarë shumë prej tyre në burgje.

Dy ish-zyrtarë të tjerë sirianë u arrestuan në Gjermani vitin e kaluar me akuzën e torturave dhe krimeve kundër njerëzimit. Ata u akuzuan se torturuan qindra njerëz në objektin e paraburgimit Al-Khatib në Damask.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies