Fillimi LajmeLibia dënon kërcënimin e presidentit egjiptian për “ndërhyrje ushtarake”

Libia dënon kërcënimin e presidentit egjiptian për “ndërhyrje ushtarake”

nga Shekulli Agency

Parlamenti i Libisë në Tripoli dënoi deklaratën e presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi për ndërhyrje ushtarake në Libi, transmeton (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Parlamenti thuhet se deklarata e Sisit që nënkupton për një ndërhyrje ushtarake ndaj Libisë “është një kërcënim i hapur për sovranitetin dhe sigurinë e Libisë”.

Sisi në fillim e ka cilësuar veten si një ndërmjetës lidhur me krizën në Libi, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se “Dënojmë ashpër që presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi aludoi për një ndërhyrje ushtarake ndaj Libisë”.

Kërcënimi i Egjiptit për ndërhyrje ndaj Libisë “nën maskën për vetëmbrojtje” është në cilësinë e kërcënimit të sigurisë së Libisë. Libia nuk kërcënon sigurinë e Egjiptit, përkundrazi regjimi i Sisit ka shfaqur një qëndrim armiqësor që dëmton sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Libisë”, thuhet në deklaratën e Parlamentit.

Iniciativat serioze për paqe merren në konsideratë pavarësisht se nga vijnë ato, qëndron në deklaratën në të cilën potencohet se “Fjalët e Sisit janë provë se qeveria egjiptiane është palë dhe një pjesë e problemit në Libi”.

– Qeveria e Libisë të japë përgjigjen e nevojshme politike

Kërcënimi i Sisit është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se “Deklaratat kërcënuese të presidentit egjiptian Sisi përveçse se janë në kundërshtim me marrëveshjet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ligjet ndërkombëtare, ato janë shkelje e sovranitetit të Libisë. Është e papranueshme që Sisi në fjalën e tij ka cilësuar si “milicë terroristë” njësitë e ushtrisë që janë të lidhura me qeverinë legjitime në Libi.

Parlamenti i Libisë dënon ashpër kërcënimet në fjalë dhe kërkon që komuniteti ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësitë e tij dhe të dënojë në mënyrë të hapur këtë situatë.

“Së fundmi ne i bëjmë thirrje qeverisë së Libisë që të jetë e gatshme të japë në kohën dhe vendin e duhur përgjigjen e nevojshme politike dhe de-fakto ndaj kërcënimeve të Sisit”, thuhet në deklaratë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies