Fillimi LajmeStoltenberg: NATO e gatshme të mbrojë Turqinë

Stoltenberg: NATO e gatshme të mbrojë Turqinë

nga Shekulli Agency

NATO është e gatshme të mbrojë kundër çdo kërcënimi të gjithë anëtarët e saj duke përfshirë edhe Turqinë.

111-StoltenbergSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO është e gatshme të mbrojë kundër çdo kërcënimi të gjithë anëtarët e saj duke përfshirë edhe Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, ka folur për gazetarët para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s i cili mbahet në Bruksel.

Jens Stoltenberg, tha se: “NATO është e gatshme të mbrojë shtetet aleate nga çdo kërcënimi. Edhe Turqia është një prej këtyre vendeve”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar ndër të tjera se “kanë shqetësime” në lidhje me aktet e Rusisë në Siri.

Mësohet se në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s do të diskutohet kriza në Siri dhe sulmet e Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kishte pretenduar më parë se shkelja e hapësirës ajrore turke nga avionët rusë me 3 tetor ka qenë për shkak të “kushteve të këqija të motit”. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në deklaratën e tij të mëparshme kishte thënë se për shkak të kohës së gjatë të shkeljes së hapësirës turke nga Rusia kjo shkelje “nuk dukej si aksidentale”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies