Moska thotë se jemi duke luftuar organizatën e Shtetit Islamik (ISIS)…
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të takohen për të biseduar në lidhje me Sirinë dhe kryesisht ndaj bombardimeve që rusia i ka filluar para një jave. Moska thotë se jemi duke luftuar organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), ndërsa Perëndimi e akuzon pikërisht për sulmet që kan goditur kryesisht rrebelët që luftojnë Bashar Assad. Sipas Informacioneve, regjimi sirian është duke zhvilluar një ofensivë të gjerë tokësor ku bën përpjekje për të fituar terren.
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi të mërkurën se operacionet ruse dot intensifikohen, ndërsa ministri i tij i mbrojtjes, Sergei Shoigu, siguroi se 112 objektivat tashmë ishin goditur që nga fillimi i fushatës më 30 shtator. Ai njoftoi gjithashtu se për herë të parë, bombardimet ruse u shkrepën prej Cruisers nga flotat e stacionuar në Detit Kaspik. Katër prej tyre kanë nisur 26 raketa të cilat kanë fluturuar mbi qiellin e Iranit dhe Irakut para se të arin në Siri. Sipas Moskës, këto raketa kanë shkatërruar 11 objektivat të ISISI-it në Siri.
Nga ana e Washingtonit e cila është në krye të një koalicioni që lufton xhihadiste e Shtetit Islamik, përsëri të mërkurën deklaruan se nuk dot bashkëpunojmë me rusin në krye me bombardimet ajrore në Siri. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter fushatën ushtarake Ruse në Siri e kualifikon si “gabim fundamental”.
Ndërkoh Rusia të mërkurën është deklaruar e favorshme të fillojn kontaktet mes diplomatëve perendimorë dhe asaj ruse për të koordinuar luftën kundër grupeve terroriste dhe të përpiqen për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit.
Prej fillimit të fuftës në Siri mars 2011, kan humbur jetën më shumë se 240.000 persona, dhe jan detyruar të largohen disa milionë njerëz duke shkaktuar një krizë të rëndë humanitare dhe migrimi.
Shekulli Agency: