Fillimi LajmeBotaZyrtari amerikan: “Ushtarët turq hynë në Irak me lejen e qeverisë së Bagdadit”

Zyrtari amerikan: “Ushtarët turq hynë në Irak me lejen e qeverisë së Bagdadit”

nga Shekulli Agency

“Ata hynë me ftesë të qeverisë irakiane për ti trajnuar personat vullnetarë të cilët do të luftojnë kundër DEASH-it”, tha zyrtari i lartë amerikan

kot-ush-tur-ira-987Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se “Ushtarët turq kanë pranuar se me ftesë të qeverisë irakiane kanë hyrë në Bashika me qëllim të trajnimit të personave të cilët do të luftojnë kundër DEASH-it”.

“Ushtarët turq atje duhet të jenë me lejen e Irakut. E kuptoj se si Turqia hyri në Irak. Ata hynë me ftesë të qeverisë irakiane për ti trajnuar personat vullnetarë të cilët do të luftojnë kundër DEASH-it”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Në pyetjen se “A pranoni që kanë hyrë në Beshika me ftesë të qeverisë irakiane”, funksionari i lartë u përgjigj: “Po, unë këtë kështu e kuptoj”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies