Fillimi LajmeBotaYıldırım: FETÖ si një organizatë terroriste është kërcenim global

Yıldırım: FETÖ si një organizatë terroriste është kërcenim global

nga Shekulli Agency

Binali Yıldırım, në një fjalim në Universitetin Dokuz Eylül në qytetin e Izmirit, ka deklaruar se FETÖ si një organizatë terroriste është kërcenim për të gjithë globin dhe se ajo qëndron pas tentativës për grushti shteti në Turqi.

yil-65544Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një fjalim në Universitetin Dokuz Eylül në qytetin e Izmirit, ka deklaruar se FETÖ si një organizatë terroriste është kërcenim për të gjithë globin dhe se ajo qëndron pas tentativës për grushti shteti në Turqi.

“Në buxhetin e vitit 2003 mbrojtja kishte pjesën më të madhe të fondeve. Ndërsa në buxhetin e sotëm arsimi është i pari në harxhime. Kjo do të thotë se investimi në arsim është më i rëndësishëm për ne dhe të ardhmen se sa investimi në topa, pushkë artileri, etj. Investimi për arsimin është më i rëndësishëm se sa investimet në toka. Nëse ndërtoni një godinë apo fabrikë, kjo gjë ka një kohë zgjatje të caktuar, por nëse investoni në arsim, frytet e saj do të vazhdojnë nga brezi në brez. Pa arsim nuk mund të ketë asnjë gjë. Sherret, zhurma, terrori dhe mos qetësia ka të bëjë me mungesën e arsimit. Edhe pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti kjo qëndron, mungesa e arsimit”, tha Kryeministri turk në vijim të fjalës së tij.

FETÖ luajti me ndjenjat, mendimet dhe vlerat e shenjta të njerëzve dhe ngriti një organizatë terroriste, bela për popullin, tha Kryeministri Yıldırım dhe më pas vazhdoi: “Normalisht që kanë kaluar vite. Kjo nuk ndodhi menjëherë. Por si erdhëm në këtë pikë? Sepse përdorën vlerat tona të përbashkëta. Çfarë ka? ‘Po bëjmë mirë. Po ndihmojmë të varfërit. Po ndihmojmë njerëz në Afrikë, vende të ndryshme si dhe në vendin tonë’ thonin ata dhe përdorën ndjenjat e shpirtit ndihmues të njerëzve. Për fat të keq në fund pamë që qëllimi i vërtet i tyre nuk ishte ky. Pamë që ata u munduan të vënë nën kontroll qeverinë e vendit duke drejtuar tanket, helikopterët dhe avionët kundër popullit të tyre, atij populli që dikur i ndihmonte.”

“Për fat të keq tek këta të poshtrit nuk ka mend as sa një djalë 11 vjeçar. Nëse ju drejtoni armët të cilat janë blerë në mënyrë që Turqia të jetë më e fortë, më e frikshme për armikun dhe më besuese për mikun, ju i’a drejtoni popullit, atëherë populli di se si të veprojë. Populli jonë më 15 korrik la mënjanë mendimet e tij politike, mori flamurin gjysmë hënë dhe yll dhe doli në rrugë. Sepse kjo gjë nuk kishte të bënte me politikën, por me të ardhmen vendit. Kur kemi të bëjmë me çështjen kombëtare, çdo gjë tjetër është detaj i panevojshëm. Populli turk tregoi edhe njëherë se sa liridashës, atdhedashës dhe sa popull i madh është. Ky popull i dha një mësim që nuk do ta harrojnë kurrë këtyre të poshtërve”, është shprehur Kryeministri Yıldırım.

Duke theksuar se lufta kundër organizatave terroriste do të vazhdojë pa ndërprerje, Yıldırım në vijim të fjalës së tij u shpreh: “Siç e dini, ne kemi që në vitin 1980 që luftojmë kundër një organizate separatiste terroriste. Ata morën armët dhe dolën në shesh, si rrjedhojë harxhojnë energjitë e tyre, ndërsa organizata FETÖ mblodhi energjitë e saj pa u ndjerë. Punoi 40 vite në këtë mënyrë dhe një ditë doli papritur në shesh. Do të vazhdojmë luftën kundër të gjitha organizatave terroriste të cilat dëmtojnë shtetin tonë. Por e dimë që mendja që ato përdorin nuk është mendja e tyre, ka një tjetër mendje. Kjo mendje nuk na del përpara, por rri në prapaskenë. Kjo mendje u takua me organizatën terroriste FETÖ dhe vendosën të bëjnë grushtin e shtetit. Bënë ndarjen e detyrave. Nuk kishin asnjë mëdyshje se grushti do të ishte i suksesshëm. Mendonin se e kishin marrë kalanë nga brenda, por llogaria e tyre në shtëpi nuk ishte e njëjtë me atë në çarshi.”

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies