Fillimi Shk/TekSHBA, Galaxy Note 7 ndalohet në fluturimet brenda dhe jashtë vendit

SHBA, Galaxy Note 7 ndalohet në fluturimet brenda dhe jashtë vendit

nga Shekulli Agency

Sekretari amerikan i Transportit, tha se kupton që ky vendim disa pasagjerë do t’i sjellë në një situatë të vështirë, por se duhet të mendojnë për sigurinë e të gjithëve në avion

gal-7Departamenti amerikan i Transportit ka ndaluar futjen e celularëve Samsung Galaxy Note 7 për arsye sigurie.

Samsung më parë tërhoqi 2.5 milione telefona Note Galaxy 7 pasi disa dhjetëra nga këto pajisje morën flakë ose shpërthyen, si pasojë e defektit.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan theksohet se pronarët e telefonit të përmendur nuk mund të hyjnë në avion me telefonat në fjalë në fluturimet brenda vendit, si dhe ato jasht vendit, apo avionët që fluturojnë drejt SHBA-ve, pavarësisht nëse është fjala për çantë dore, bagazh ose diçka tjetër.

“Pajisjet e sipërpërmendura nuk mund të transportohen as me kargo”, theksohet në deklaratën në të cilën shtohet se vendimi, i cili vlen për të gjitha modelet e Samsung Galaxy 7 hyn në fuqi të shtunën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies