Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç, duke vënë në dukje shqetësimin e ndërhyrjes së forcave të sigurisë së Francës ndaj protestuesve që kundërshtojnë ligjin e punës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç, duke vënë në dukje shqetësimin e ndërhyrjes së forcave të sigurisë së Francës ndaj protestuesve që kundërshtojnë ligjin e punës, e cila çdo ditë e më shumë po bëhet dhe më e dhunshme, ka ftuar zyrtarët e Francës që të qëndrojnë larg përdorimit të dhunës ndaj protestuesve, raporton (AA).
Në përgjigjen e një pyetjeje Bilgiç tha: ”Franca është bërë arenë e protestave që nga muaji shkurt dhe grevave për shkak të kundërshtimit të reformës në ligjin e punës i cili momentalisht ndodhet në Parlamentin Kombëtarë dhe në Senat duke u diskutuar. Ngjarjet çdo ditë e më shumë po ashpërsohen. Jemi duke ndjekur nga afër këto ngjarje me natyrën e tyre.”
Duke nënvizuar se ata i besojnë nevojës së dialogut në demokraci, Bilgiç në vijim të fjalës së tij tha: ”I bëjmë thirrje protestuesve dhe institucioneve franceze për gjakftohtësi. Jemi të shqetësuar nga ndërhyrjet e dhunshme të forcave të sigurisë që sa vjen e rritet. I bëjmë thirrje autoriteteve të heqin dorë nga ndërhyrjet e dhunshme. Ne besojmë se autoritetet franceze do të marrin masa sa më parë për qetësimin e situatës dhe hedhjen e të gjitha hapave për zgjidhjen e çështjes në mënyrë paqësore.”