Fillimi SportArrestohet lojtari i PSG, Serge Aurier

Arrestohet lojtari i PSG, Serge Aurier

nga Shekulli Agency

aurier-68555Mbrojtësi Serge Aurier, i cili luan në radhët e PSG-së, është arrestuar nga policia e Parisit mëngjesin e sotëm. Arsyeja e arrestimit ka qenë një përplase verbale me një polic gjatë momentit që Aurier po dilte nga një klub nate në afërsi të “Champs Elyse’es”. Ai ka qenë me një grup njerëzish, që kanë nisur një debat me një makinë të policisë në orët e para të mëngjesit.

“Le Parisien”  raporton se nga fjalët është kaluar menjëherë te sharjet dhe për këtë arsye lojtari është arrestuar për “fyerje dhe sulm ndaj forcave të rendit”.

Aureier ka qenë në qendër të vëmendjes shkurtin e kaluar për shkak të një videoje ku shfaqej vetë lojtari duke fyer trajnerin Laurent Blanc dhe disa shokë të skuadrës, mes të cilëve është përfshirë edhe Ibrahimovic.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies