Deputetë të opozitës lëshuan për të dyten herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në Kuvend është pamundësuar për tu zhvilluar seanca derisa Kuvendi u mbulua nga tymi i bardhe i gazit lotësjellës.
Para se të fillojnë punimet në Kuvend cdo gjë ishte siguruar që nuk do të ketë mundësi të futen mjete te cilat pengojnë punimet, mirëpo siq u pa me gjithë kontrollat e cdo pjesmarrësi sërish depërtuan mjetet në sallën e Kuvendit.
Pas kësaj, nuk shihen deputetë në seancë.
Kjo është hera e dytë që deputetët e Opozitës, për të bllokuar punën e seancës, kanë përdorur gazin lotsjellës.