Fillimi LajmeBotaAnkaraja mbledh ekspertët e terrorizmit ndërkombëtar

Ankaraja mbledh ekspertët e terrorizmit ndërkombëtar

nga Shekulli Agency

Ekspertë të terrorizmit ndërkombëtar realizuan një takim të rëndësishëm në Ankara, skenë e një sulmi terrorist gjakatar në fundjavën e kaluar (10 tetor), nën temën “Terrorizmi – Zhvillimet Aktuale dhe Tendencat e së Ardhmes në Luftën Antiterrorizëm”.

ankara-terTerrorizmi renditet në mesin e problemeve themelore, për zgjidhjen e të cilave bota përballet me vështirësitë më të mëdha.

Prej tashmë dhjetëra vitesh, Turqia dhe rajonit përreth saj janë pre e sulmeve terroriste nga më të ndryshmet dhe më të përgjakshmet.

Më i fundit ishte ai i 10 tetorit në zemër të Ankarasë, dhimbja e të cilit është ende shumë e freskët.

Pikërisht në një klimë të tillë, ekspertë të terrorit nga të katër anët e botës u mblodhën në kryeqytetin e Republikës së Turqisë, në një konferencë të organizuar nga Qendra e Ekselencës së Forcave të Armatosura Turke për Luftën Antiterrorizëm.

Gjatë punimeve dyditore të konferencës, 148 pjesëmarrës nga 15 vende të botës do të shkëmbejnë informacione rreth temës “Terrorizmi – Zhvillimet Aktuale dhe Tendencat e së Ardhmes në Luftën Antiterrorizëm”.

Të pranishëm në konferencë janë gjithashtu ekspertë të njësive antiterrorizëm të disa institucioneve ndërkombëtare të rëndësishme si OKB, NATO, OSBE dhe Interpoli./TRT

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies