Fillimi LajmeBota“Çlirimi i Stambollit” u festua me skenën më të madhe 3D mapping në botë

“Çlirimi i Stambollit” u festua me skenën më të madhe 3D mapping në botë

nga Shekulli Agency

Për përgatitjen e kësaj skene 3D mapping kanë punuar 520 specialistë, ndërsa fluturimet në aeroportin Ataturk ndaluan për një kohë të caktuar

kot-stambolli-563-vjetoriËshtë festuar ditën e djeshme në sheshin Yenikapı të Stambollit 563 vjetori i çlirimit të këtij qyteti me një ceremoni madhështore ku spikati skena 3D mapping, më e madhja në botë.

Në ceremoninë e organizuar nën përkujdesin e Presidencës së Turqisë, Prefekturës së Stambollit dhe Kryebashkisë së këtij qyteti, merrnin pjEsë, Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman, Kryeministri Binali Yıldırım, ministra, zyrtarë të tjerë të lartë, të ftuar dhe qytetarë të shumtë.

Pas recitimit të Himnit të Flamurit dhe leximit të disa pjesëve nga Kur’an-i Kerim, Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Yıldırım mbajtën fjalimet e rastit.

Në sheshin e mitingjeve Yenikapı me këtë rast u ngrit edhe skena më e madhe në botë 3D mapping. Në këtë ceremoni janë performuar skena nga lufta për çlirimin e Stambollit si modele të vërteta të anijeve, topa të asaj kohe në formate gjigande dhe skena nga momenti i çlirimit të integruara në 3D mapping dhe të realizuara me xhirime të vërteta dhe 3D animacion.

Për përgatitjen e kësaj skene 3D mapping kanë punuar 520 specialistë. Në ceremoni është përdorur lazer, drita, zë dhe muzikë. Programi i filmuar dhe transmetuar live nga 18 kamera është përkthyer edhe në gjuhë të huaja si, anglisht, spanjisht, arabisht, frëngjisht dhe rusisht.

– Fluturimet në aeroportin Ataturk ndaluan për një kohë të caktuar-

Në këto festime kanë përformuar Forcat e Armatosura të Turqisë, grupet Mehteranë dhe një grup prej 478 personash i veshur me uniformat e ushtrisë Osmane. Ndërkohë avionët e grupit “Yjet Turke” kanë kryer një performancë akrobacie mbi sheshin ku zhvilloheshin festimet. Ndërsa artistët të cilët janë pjesë e telenovelës “Erduğrul” performuan të veshur me veshje karakteristike të kohës, duke lexuar poezi.

Kur avionët e grupit akrobatik performuan mbi sheshin ku zhvilloheshin festimet, fluturimet në aeroportin Ataturk u ndërprenë për një kohë të shkurtër. Programi përfundoi me spektaklin e fishekzjarrëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies