Zyrtarët turq të hënën deklaruan se Turqia ka prodhuar bombën e parë për shkatërrimin e bunkerëve – “depërtuesi”
Zyrtarët turq të hënën deklaruan se Turqia ka prodhuar bombën e parë për shkatërrimin e bunkerëve – “depërtuesi”.
Korporata e industrisë mekanike dhe kimike (MKEK) kohët e fundit ka miratuar përdorimin e bombës së rëndë 907 kilogramëshe në avionët ushtarak F-16 dhe F-4.
Ihsan Cagatay Oncel, drejtor i Departamentit të kërkimeve dhe zhvillimit në fabrikën MKEK në Kirikkale, qytet në Turqinë qendrore, tha se bomba për shkatërrimin e bunkerëve ka fuqinë shkatërruese edhe për shkatërrimin e objekteve të përforcuara.