Fillimi Shk/TekJa se si duket iPhone Edge (i lakuar)

Ja se si duket iPhone Edge (i lakuar)

nga Shekulli Agency

Kohë pas kohe na paraqiten koncepte të ndryshme të iPhone të cilat krijohen nga dizajnerët më të mirë, të cilët e shprehin vizionin e tyre për telefonin e tyre të preferuar.

111-hjkg-7855Mirëpo këto koncepte nuk merren parasysh nga Apple, prandaj shumë nga këto koncepte mbesin vetëm ide të shkruara dhe të vizatuara të cilat kompania amerikane nuk i realizon.

Një dizajner tashmë ka shkuar më larg dhe ka studiuar teknologjitë të cilat Apple i realizon në iPhone, dhe ai ka krijuar një koncept të një modeli të ri të iPhone me ekranet e lakuara, të cilin mbase Apple do të mund ta bëjë në vitet në vijim.

Mesut G. Designs krijimin e tij e ka quajtur iPhone 7, por një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë në gjeneratën e ardhshme të iPhone. Raportet e fundit kanë sugjeruar se Apple do të mund të shfaqet me iPhone të lakuar në vitin 2018, në kohën kur pritet të bëhet lansimi i iPhone 8.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies