Fillimi LajmeBallkaniMaqedoni: Veljanoski: Shpërbërja e Kuvendit më 17 tetor

Maqedoni: Veljanoski: Shpërbërja e Kuvendit më 17 tetor

nga Shekulli Agency

trajko-veljanovski-8766Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, bëntë ditur se shpërndarja e Legjislativit do të jetë në rend të ditës më 17 tetor, pas pikës që ka të bëjë me Buxhetin e vitit 2017.

Sipas Veljanovski, në këtë mënyrë, deputetët e Maqedonisë do të arrijnë që në të njëjtën kohë, dy qëllime: ta plotësojnë detyrën e tyre për të punuar deri në ditën e fundit, në interes të shtetit, për të sjellë buxhetin për vitin e ardhshëm, si edhe ta plotësojnë detyrimin e tyre për shpërndarjen e kuvendit, pasi që afatet ligjore lejojnë një gjë të këtillë, për t’i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky vendim i Veljanovskit, është në pajtim me marrëveshjet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies