Fillimi LajmeBotaNë sulmet ajrore në Halep, 15 të vrarë

Në sulmet ajrore në Halep, 15 të vrarë

nga Shekulli Agency

hal-sir-65544Në sulmin e kryer ajror ndaj rajonit që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në qytetin Halep në veri të Sirisë humbën jetën 15 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Babiris Meshal, zyrtari i Mbrojtjes civile në Halep i cili ka folur për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë rusë kanë sulmuar me bomba me fuqi të lartë shkatërruese “për bunkerë” lagjen Firdevs e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.

Meshal theksoi se në bombardime kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë. Ai ka vënë në dukje se ekipet e Mbrojtjes civile po përpiqen të nxjerrin nga rrënojat të paktën 10 persona.

Pasi ka vënë në dukje se edhe lagjja Maadi është bombarduar Meshal tha se “avionët luftarakë rusë që prej dy ditësh po sulmojnë me bomba të fuqisë së lartë shkatërruse rajonet nën kontrollin e opozitarëve në lindje të Halepit. Rusët ditën e djeshme sulmuan me më shumë se 30 bomba fuçi të lartë shkatërruese”.

Si pasojë e sulmeve të ndërmarra ditën e djeshme në rajonet të ndryshme të Halepit humbën jetën 43 persona dhe u plagosën 80 të tjerë.

Bombat me fuqi të lartë shkatërruese që përdorin avionët rusë njihen ndryshe edhe si “gjuetarët e bunkerëve”, ku banorët e Halepit ndikimin e këtyre bombave e përshkruajnë me tërmetin. Këto bomba në rast të kontaktit me tokën mund të hapin gropa me një thellësi 5 deri në 7 metra.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies