Fillimi LajmeArrestohet në Tiranë Ballist Morina

Arrestohet në Tiranë Ballist Morina

nga Shekulli Agency

ballist-677437-teVetëm një ditë para ndeshja Shqipëri- Serbi, personi që morri përsipër ngritjen e dronit në Beograd një vit më parë, ndalohet nga policia, shkruajnë mediet shqiptare.

Mëngjesin e sotëm, Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, është shoqëruar nga efektivët e komisariatit në Tiranë, pasi është kapur me armë.

Më saktësisht, mësohet se në rrugën “Petro Nini Luarasi” në makinën Range Rover, në të cilën Ballisti udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë, është gjetur një pistoletë pa leje. Gjithashtu në automjet u gjetën dhe 30 bileta dhe broshura.

Morina ndodhej në drejtimin e mjetit, në momentin e ndalimit nga forcat policore. Katër personat që ndodheshin në mjet janë shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve dhe verifikimeve të rastit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies