Fillimi LajmeKalin: Rusi-Iran përdorin DAESH-in si mjegull për aleancë të re

Kalin: Rusi-Iran përdorin DAESH-in si mjegull për aleancë të re

nga Shekulli Agency

Në një artikull të publikuar në të përditshme turke “Daily Sabah”, Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin shkruan se Rusia me Iranin DAESH-in e përdorin si një perde mjegulle për të ndërtuar mes tyre një aleancë të re.

sh-eIbrahim-KalinZëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin tha se sulmet ajrore të Rusisë në Siri më shumë se sa ngjasojnë me sulme sikur po përgatisin terrenin e një tranzicioni politik që do të dëshmonte largimin e Esadit, duken si sulme të planifikuara për të mbajtur përjetësisht Esadin në pushtet.

Në një artikull të publikuar në të përditshmen “Daily Sabah”, Kalin vlerëson sulmet ajrore të Rusisë në Siri.

Pjesëmarrja e ushtrisë ruse në konfliktin që vazhdon në Siri, nën emrin e luftës me DAESH-in, ka krijuar dinamika të reja në njërën prej luftërave më të përgjakshme të historisë së vonë, shkruan Kalin në artikullin e tij.

Zëdhënësi Kalin thotë se Rusia ka ambicie për t’u fuqizuar sërish.

Rusia ka hedhur themelet e një politike më agresive dhe ekspansioniste duke përfituar edhe nga vakumi politik në Siri dhe Ukrainë, komenton Ibrahim Kalin, ndërsa shton se Rusia me Iranin DAESH-in e përdorin si një perde mjegulle për të ndërtuar mes tyre një aleancë të re./TRT

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies