Fillimi LajmeRusia shkel për herë të dytë hapësirën ajrore turke

Rusia shkel për herë të dytë hapësirën ajrore turke

nga Shekulli Agency

MPJ turke reagon ashpër ndaj ngjarjes, ambasadori rus thërritet në ministri.

avion-rus
Pas incidentit të shkeljes për herë të dytë të hapësirës ajrore turke nga ana e avionëve luftarak rus, Ministria e Jashtme turke thërriti në ministri ambasadorin rus në Ankara.Pas dorëzimit të notës së protestës ambasadori rus u paralajmërua me një gjuhë të ashpër duke thënë se “Do të jeni shkaktarë të ngjarjeve të padëshirueshme”.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme turke thuhet kështu: “Ambasadori rus në Ankara u thërrit në Ministri për shkak të shkeljes së dytë të hapësirës ajrore turke nga ana e avionëve luftarak rus. Kjo shkelje u protestua për herë të dytë”.

Ndërkaq NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan ashpër Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se “shkelja e hapësirës ajrore turke shkaktoi shqetësim të madh tek ai”, ndërsa vijoi duke thënë: “Turqia duke u bazuar në të drejtat e saj mund ta rrëzoj këtë avion. Kjo është një çështje për të cilën ne kemi paralajmëruar më herët”.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit u tha se “Shkelja e hapësirës ajrore turke nga ana e avionëve luftarak rus është kërcënuese dhe e pakujdesshme”.

Ndërkaq pas thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, aleanca veri-atlantike mbajti një mbledhje urgjente në nivel ambasadorësh.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes në fjalë, iniciativat e Rusisë në rajon u cilësuan si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

Ndërkohë që në deklaratë nga Rusia kërkohet të parandalojë këto lloj incidentesh, Turqisë iu dha një mesazh përkrahjeje.

Pritet që kjo çështje të diskutohet edhe gjatë mbledhjes së Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që do të organizohet këtë javë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies