Fillimi LajmeAmbasadori Najeeb Al-Bader: Kuvajti përkrah pranimin e Kosovës në UNESCO

Ambasadori Najeeb Al-Bader: Kuvajti përkrah pranimin e Kosovës në UNESCO

nga Shekulli Agency

thaci-najeeb

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi sot ka pritur Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë.

 

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi sot ka pritur Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Al-Bader i cili ka ripërsëritur përkrahjen e shtetit të tij për pranimin e Kosovës në UNESCO, njofton MPJ e Kosovës.

Për këtë përkrahje të Kuvajtit dhënë Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Al-Bader dhe njëkohësisht, me të ka biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik.

Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ambasadori Al-Bader kanë diskutuar edhe për marrëveshjen për Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve, që tashmë janë finalizuar por, edhe për disa marrëveshje të tjera për bashkëpunim ndërshtetëror në bujqësi dhe arsim.

 

 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies