Fillimi LajmeAktivistët e Vetëvendosjes tregojnë autorët, policia heziton t’i arrestojë

Aktivistët e Vetëvendosjes tregojnë autorët, policia heziton t’i arrestojë

nga Shekulli Agency

111-vv

Policia e Kosovës ka hezituar për disa çaste t’i arrestojë djemtë e Sabit Gecit, për të cilët dëshmonin gjithë aktivistët prezent të Vetëvendosjes se ata ishin kryerësit e aktit.

Dy aktivistët e Vetëvendosjes që janë therë me thikë janë jashtë rrezikut për jetën, raporton KTV. E gjitha kishte ndodhur kur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po bëheshin gati t’i fusnin brenda selisë objektet në të cilat nënshkruhej peticioni kundër Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Një veturë ishte ndalur përballë selisë, dy djemtë e Sabit Gecit, sipas zëdhënësit të partisë, Frashër Krasniqit, kishin dalë nga vetura dhe kishin filluar të fjaloseshin me aktivistë. Pas fjalimit, vëllezërit Geci i kanë qëlluar me thikë aktivistët, njërin prej tyre madje në kokë.

Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes ende pa ikur këta, edhe pse një tjetër person pjesë e vëllezërve Geci që thuhet të kishte pasur revole, kishte ikur. Por, edhe pse aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë qenë prezent, kanë insistuar t’u tregojnë policëve se kryerësit e krimit ishin vëllezërit Geci të cilët policia i kishte përball, ata kanë hezituar për një kohë t’i arrestojnë. Në fund, ata janë kapur nga policia krejt qetë dhe pa u vendosur pranga.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies