Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në profilin e tij në facebook ka komentuar ngjarjet aktuale në vend, duke treguar edhe formulën se si ky regjim mund të mposhtet. Sipas tij, lufta kundër këtij pushteti mund të fitohet vetëm nëse bashkohen të gjithë forcat opozitare dhe demokratike.
“Beteja kundër diktatorit më të madh në historinë më të re të Maqedonisë, mund të fitohet vetëm me bashkim të gjithë forcave opozitare dhe demokratike, pa dallim koncepteve dhe kundërshtimeve se si ajo betejë duhet të udhëhiqet. Çdo strategji tjetër do të na shpie deri tek një humbje, nga e cila shteti jonë vështirë do të rimëkëmbet dhe pasojat do t’i bartim me dekada.
Nëse është kështu, atëherë faji për mossuksesin është e jonë, në këtë anë të betejës, jo e huaj. Në emër të kësaj të bashkohemi”, përfundon mesazhi i Zhernovskit, transmeton SHENJA.







