Fillimi LajmeBotaMinistri i jashtëm serb, Ivica Daçiq : 5 vendeve të BE-së nën presion për ta njohur Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq : 5 vendeve të BE-së nën presion për ta njohur Kosovën

nga Shekulli Agency

-ivica-dacic

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq deklaron për “Novosti” se pas UNESCOO, Kosova ka vënë një objektiv të ri, atë të njohjes së shtetit nga ana e pesë anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE), të cilët deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai ka konfirmuar për “Novosti” se Rumania, Sllovakia, Spanja, Qiproja dhe Greqia janë në presion të madh për të ndryshuar qëndrimin e tyre rreth Kosovës.

“Serbia është duke bërë gjithçka që është e mundshme në mënyrë që Kosova mos ta rrisë numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të paligjshme. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shtetet anëtare që nuk e kanë bërë këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për presionet që po i ekspozohen, por presim që pozicioni i tyre të mbetet i pandryshuar”, citohet të ketë thënë.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se janë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës nga ana e pesë shteteve anëtare të BE-së

 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies