
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të ndalojë sulmet ushtarake ndaj rafinerive ruse të naftës, duke paralajmëruar se këto operacione po shkaktojnë mungesa globale të karburantit.
“Zoti Zelenskyy duhet të bëjë një gjë. Duhet të ndalojë së godituri naftën në Rusi. Le të godasë objektiva, por jo naftën, sepse po shkakton mungesë të saj”, u tha Trump gazetarëve.
Presidenti amerikan tha se problemet aktuale në tregjet e naftës nuk burojnë nga tensionet në Lindjen e Mesme, por nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Trump tha se Washingtoni e ka ngritur këtë çështje drejtpërdrejt me udhëheqësin ukrainas, duke theksuar se zyrtarët amerikanë nuk duan që Kievi të godasë rafineritë.
Forcat ukrainase, tha Trump, kanë “shumë objektiva të tjera” që mund t’i godasin, duke argumentuar se shkatërrimi i kapaciteteve ruse të prodhimit të naftës “po e dëmton botën”.
Zyrtarët ukrainasë nuk kanë reaguar deri më tani ndaj deklaratave të presidentit amerikan.