Fillimi LajmeBotaErdoğan reagon rreth mundësisë për zgjedhje të parakohshme në Turqi

Erdoğan reagon rreth mundësisë për zgjedhje të parakohshme në Turqi

nga Shekulli Agency

taip-erdogan

“Deri tani data e njoftuar është 1 nëntori. Shpresoj që Turqia do të përjetojë sërish zgjedhje, sigurisht që unë them sërish zgjedhje”: Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se në fund të afatit 45 ditor të njohur për formimin e qeverisë duke kryer edhe një takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, İsmet Yılmaz do të dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, tha se “Deri tani data e njoftuar është 1 nëntori. Shpresoj që Turqia do të përjetojë sërish zgjedhje, sigurisht që unë them sërish zgjedhje”.

Presidenti turk Erdoğan, pasi ka falur namazin e xhumasë në xhaminë Hazreti Ali në rajonin Üsküdar të Stambollit iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me axhendën e ditëve të fundit ku duke vënë në dukje se tani është hyrë në procesin e zgjedhjeve, tha se autoriteti i presidentit në lidhje me këtë çështje është i caktuar.

Presidenti Erdoğan duke u shprehur më tej se në televizione janë folur shumë gjëra rreth kësaj çështjeje, ka theksuar se Presidenti është në dijeni të fushave ku ai ka kompetencat dhe ka shtuar më tej:

“Nuk kam rendur në humbje të kohës dhe nuk do të rend. Çfarë është kjo? Unë ngarkova kryetarin e përgjithshëm të partisë e cila ka numrin më të madh të deputetëve dhe me të dy partitë kaluan një proces serioz. A morën rezultat? Jo nuk morën. Ndërsa tani duhet ti jepet kompetencë partisë kryesore opozitare, në rregull, por në lidhje me këtë ata kanë kryer bisedimet. Zotëria në krye të Partisë kryesore opozitare ka shprehur qëndrimin se “nuk e njoh Beştepe-në” (ndërtesën e presidencës), është ilegale dhe unë nuk shkoj atje”, tani edhe unë pse të thërras një person që nuk njeh Beştepe-në dhe nuk e din adresën e saj? Të gjitha këto fakte janë të dukshme, a ka nevojë për të humbur kohë? Jo”.

Në një situatë të tillë ka një rast. çfarë është? Sipas kushtetutës presidenti a mund ta çojë vendin në zgjedhje? Mund ta çojë. A janë të qarta këto nene? Janë. Atëherë tani unë si president ditën e hënë dhe në përfundim të afatit 45 ditor do të kryej sërish një takim me kryetarin e Parlamentit dhe pas këtij takimi do të çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Edhe duke vajtur në zgjedhje ka edhe një gjë të rëndësishme këtu që këdo që do të ngarkoj, këdo që do të autorizoj dhe personi që do të ngarkoj do të krijojë kabinetin brenda qeverisë së zgjedhjeve nëse do të jetë e nevojshme edhe nga parlamenti edhe nga jashtë tij, dhe me këtë kabinet ne do të shkojmë në zgjedhje. Procesi i deritanishëm ky është”.

Presidenti Erdoğan, duke shpjeguar më tej se Bordi i Lartë Zgjedhor i ka kryer punimet e tij në lidhje me hapat që duhet të hedhë shtuar se: “Siç e dini kalendari zgjedhor është njoftuar, po njoftohet. Prandaj edhe brenda këtij procesi të gjithë do të bëjnë përgatitjet qofshin ato zgjedhje të parakohshme apo proces normal, dhe sipas kësaj ashtu siç është njoftuar më 1 nëntor, shpresoj se Turqia do të përjetojë përsëri zgjedhjet, që unë mendoj zgjedhje sërish”.

Erdoğan, ka shtuar më tej se në lidhje me sigurinë në zgjedhje forcat e armatosura dhe të policisë i kanë marrë të gjitha masat.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies