Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka emëruar si Kryeministër për të formuar Këshillin e përkohshëm të Ministrave Kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe deputetin e Konjas, Kryeministrin Ahmet Davutoğlu.

Presidenti Erdoğan, ka pritur sot në rezidencën presidenciale Kryeministrin Davutoğlu. Takimi me dyer të mbyllura për median ka zgjatur afërsisht 1.5 orë.
Presidenti Erdoğan i cili shpalli përsëritjen e Zgjedhjeve të Përgjithshme për Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë në përputhje me nenin 114 të Kushtetutës ka emëruar sot si Kryeministër për të formuar Këshillin e përkohshëm të Ministrave, deputetin e Konjas dhe Kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), Kryeministrin Ahmet Davutoğlu.
Presidenti Erdoğan gjithashtu Këshillit të ministrave i dorëhequr pas zgjedhjeve dhe të cilëve i është kërkuar vazhdimi i detyrës së tyre si dhe që janë tërhequr nga detyra në përputhje me nenin 114 të Kushtetutës i ka kërkuar që të vazhdojnë detyrën deri në formimin e Këshillit të përkohshëm të Ministrave.