“Ne për të vajtur në Gjeneve-3 inkurajojmë Rusinë që të bisedojë me të gjitha fuqitë në vend. Kur të jetë Gjenevë-3 situata do të jetë më e lehtë”.
Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad ka deklaruar se i besojnë shumë Rusisë. Ai në një intervistë në televizionin Al-Manar të Hizbullaut në Liban duke lavdëruar Rusinë tha se: “Ne për të vajtur në Gjeneve-3 inkurajojmë Rusinë që të bisedojë me të gjitha fuqitë në vend. Kur të jetë Gjenevë-3 situata do të jetë më e lehtë”.
Assadi i cili kritikon SHBA-në tha se: “Tradhtia dhe lënia në gjysmë të rrugës e aleatëve është një nga veçoritë e politikës amerikane. Politika e Rusisë nuk ka qenë e tillë në një ditë. Kemi besim të madh tek rusët. Rusia për 4 vjet me rradhë në krizën e Sirisë e ka provuar miqësinë me ne dhe transparencën e marrëdhënieve tona”.
Ai duke cekur mbështetjen e Iranit ndaj tyre, ka folur edhe në lidhje me Izraelin, ku ka shtuar se: “Nëse duam të luftojmë me të vërtetë me Izraelin fillimisht duhet të luftojmë me ushtarët në Siri. Në do të ishte kështu askush nuk do të guxonte as Izraeli dhe askush tjetër të dilte përpara Sirisë. Kur vendet e tjera që kanë formuar komplot ndaj Sirisë të fillojnë të mos mbështesin terrorizmin atëherë do të mund të themi se kemi hyrë në fazën e fundit të krizës”.
Assad i cili ka pretenduar se “aktet e kryera nga terroristët në Siri, janë më të rrezikshme se mbështetja e Izraelit ndaj tyre” u shprehur më tej se:
“Ne dhe rezistenca (Hizbullah) në pikëpamjen për të ndryshuar rregullat e konfliktit me Izraelin jemi të vendosur në të njëjtën anë. Duhet të marrim në konsideratë mes hapësirave të Sirisë dhe Libanit. Mes Libanit me Izraelin qëndron rezistenca (Hizbullah). Ndërsa në kufirin mes nesh me Izraelin qëndrojnë agjentët izraelitë”.
Assad gjithashtu duke akuzuar Përfaqësuesin Special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura se nuk ka qenë i pa anshëm ka deklaruar se “Po të ishte i pa anshëm atë nuk e vendosnin në këtë detyrë”.
Ndërsa duke e cilësuar si “ndërhyrje në sovranitetin e Sirisë” propozimin për kryerjen e zgjedhjeve nën monitorimin e ndërkombëtarëve Assad ka shtuar se “Me vendet mike mund të bëjmë bashkëpunim. Edhe lufta e Sirisë dhe Irakut duhet të ndërmerret në bashkim ashtu si bashkimi që kemi patur me Hizbullahun. Kështu në një kohë më të pakët dhe me një kosto më të ulët do të mund të arrijmë një rezultat më të mirë”.
Ndërsa në lidhje me krijimin e “zonës së sigurisë” në Jordani Assadi ka komentuar se “Kur një shtet apo ndonjë zyrtar flet atëherë duhet të shikojmë se sa i pavarur është ai për të shprehur mendimin e tij”.
Duke cekur edhe marrëdhëniet me Egjiptin ai tha se: “Ne jemi këmbëngulës në marrëdhëniet me Egjiptin. Pavarësisht nga fyerjet kundër Sirisë në periudhën e mëparshme të Presidentit Muhammed Mursi, ne nuk kemi punuar për të diskredituar Egjiptin dhe komunikimi mes dy vendeve nuk është ndërprerë asnjëherë”.
Ndërsa në lidhje me çështjen “zonën së sigurisë” e cila synohet të krijohet në veriun e Sirisë ai ka pretenduar se kjo “është ëndrra e Turqisë”.
