Fillimi SportShqipëria fiton 2-1 ndaj Maqedonisë

Shqipëria fiton 2-1 ndaj Maqedonisë

nga Shekulli Agency

kombetarja-shq-54433Pjesa e mbetur nga ndeshja Shqipëri-Maqedoni e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018” pasi u ndërpre mbrëmë në minutën e 75-të, vendim ky i marrë nga gjyqtari për shkak të kushteve të këqija të motit, është zhvilluar sot po në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës.

Ndeshja në fjalë përfundoi me rezultatin e 2:1 në favor të Shqipërisë duke u llogaritur edhe rezultati barazim që ishte mbrëmë në momentet e ndërprerjes së ndeshjes. Me këtë rezultat Shqipëria ka marrë tre pikët e para në eleminitaroret e “Botërorit 2018” si pjesë e grupit G.

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni u ndërpre mbrëmë në minutën e 75 nga gjyqtari kryesor dhe delegati i UEFA-s, ndërsa u vendos që pjesa e mbetur (15 minuta) të zhvilloheshin sot.

Pjesa e parë ndeshjes filloi të hënën në orën 20:45 në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”, duke u ndërprerë më pas kur rezultati ishte barazim 1-1.

Goli i parë i avantazhit për ekipin shqiptar u shënua nga Sadiku gjatë zhvillimit mbrëmë të ndeshjes në minutën e nëntë, ndërsa në pjesën e dytë ekipi i Maqedonisë ka barazuar rezultatin 1-1 me golin e shënuar nga Alioski në minutën e 51-të. Ndërsa goli i fitores së ndeshjes u shënua sot nga Balaj në pjesën e mbetur, në minutën e 89-të. Gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte turku Hüseyin Göçek.

Ndërkohë tifozët shqiptarë kanë qenë të pranishëm edhe gjatë ditës së sotme si në qytet ashtu edhe në stadium, duke dhënë mbështetjen e tyre për Kombëtaren Shqiptare.

Në lidhje me ndeshjen Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër si dje ashtu edhe sot kishte marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies