Fillimi LajmeBallkaniDetaje nga aksidenti në Turqi: Nga fuqia e goditjes kamioni ka tërhequr autobusin 100 metra

Detaje nga aksidenti në Turqi: Nga fuqia e goditjes kamioni ka tërhequr autobusin 100 metra

nga Shekulli Agency

kot-65444N.M nga Strumica i lindur në vitin 1972 është personi që ka humbur jetën si pasoj e aksidentit që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malkara të Turqisë, 40 kilometra prej kufirit Turqi-Greqi.

Ai ka udhëtuar me autobusin turistik në të cilën janë transportuar shtetas të Maqedonisë. Tani për tani arsyet që kanë shkaktuar aksidentin janë të panjohura, ka njoftuar sot MPJ e Maqedonisë.

37 udhëtarët e tjerë dhe shoferi Z.M (50) kanë përfunduar me lëndime dhe të njëjtit janë hospitalizuar nëpër spitale. Pesë prej tyre janë rëndë të lënduar.

Mediat në Turqi kanë raportuar se kamioni është drejtuar nga një shtetas i Turisë i moshës 28-vjeçare, i cili nuk është lënduar. Policia ka ndaluar dy shoferët të cilët do të qëndrojnë aty deri në mbyllje të hetimit.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate, në afërsi të Tekirdar, në autostradën Edrene-Keshan. Nga fuqia e goditje, kamioni ka tërhequr autobusin 100 metra.

Sipas mediave turke, në paraburgim janë shoferi i autobusit dhe shoferi i kamionit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies