Fillimi SportKombëtarja, lojtarët e trishtuar për humbjen

Kombëtarja, lojtarët e trishtuar për humbjen

nga Shekulli Agency

Kombetarja-444Ledian Memushaj nuk e fshehu trishtimin e tij në intervistën e dhënë pë Supersport, pas përfundimit të ndeshjes me Francën. Lojtari i Pescarës, shtoi se humbja ishte e pamerituar, por futbolli i tillë është.

Ledian Memushaj: “Me vjen keq pasi nuk meritonim te humbisnim. Arritem deri ne minuten 09 rezultatin 0-0 dhe  meritonim barazimin, por ky eshte futbolli dhe duhet te shikojme menjehere drejt Rumanise Duhet ta pergatisim sa me mire ndeshjen. Kemi vetem nje rezultat, por duhet te luajme dhe te kerkojme fitoren.”

Në të njëjtin “humor” është edhe Mërgim Mavraj, i cili theksoi se rezultati i ndeshjes duhet te ishte i ndryshëm edhe pse vuri ne dukje cilësite e Francës.

Mergim Mavraj: “Jemi merzitur shume, por nuk ka qene e papritur pasi Franca me keta lojtera qe ka, deri ne minuten e fundit mund te shenoje. Fati nuk ishte me ne, beme shume gjera te mira, por ne kete nivel nje gabim i vogel te vendos lojen. Kjo eshte cilesia jone, nuk kemi lojtare me shume eksperience. Duhet te ngrejme koken lart. Do te jemi te merzitur, por do te fokusohemi te Rumania dhe do te mundohemi atje te pakten te arrijme nje rezultat te mire.”

Për mikrofonin e Supersport foli edhe Ansi Agolli, i cili gjithashtu “qau” humbjen ndaj Frances.

Ansi Agolli: “Me vjen keq, pasi ne beme me te miren per te marre ate pike aq te deshiruar. Beme nje pjese te pare shume te mire dhe nuk i lame hapesire kundershtareve. Ne pjesn e dyte duhej te ishim me cinike sidomos ne zone e megjithate  futbolli i tille eshte tani duhet te shohim ndeshjen e fundit. Nuk kemi kohe te qajme kete ndeshje, por duhet te pergatitemi menjehere shume mire per Rumanine.”

Frederik Veseli, i cili pati mundësi të luajë 10 minuta në sfidën me Francën, theksoi se Franca është një skuadër me shumë kualitete, por skuadra kuqezi luftoi aq sa mundi.

Frederik Veseli: “Kishim raste per te shenuar, edhe Franca gjithashtu. Gjelat kane shume cilesi. Ne u mbrojtem, por ne fund nuk patem mundesi te ndalnim topin. Franca eshte shtet i madh ne futboll, ne kemi luftuar aq sa kemi mundur.”

Nga ana tjetër, Lila përgëzoi skuadrën për lojën e zhvilluar dhe për shpirtin e garës që lojtarët treguan në fushën e lojës.

Andi Lila: “Jam i merzitur nga rezultati, por nuk jam i merzitur nga loja qe beme, pasi ne nuk kemi yje ne skuader, qe bejne diferencen, por ylli eshte vet skuadra dhe vet shqiptari nga natyra e tij eshte luftarak, punetor dhe ne kete i treguam botes. Goli ne fund ishte si knok out per ne. Ndihem krenar, sepse cunat dhane maksimumin. Ndihem krenar per shqiptaret dhe cunat dhe uroj shume te kemi fat ne ndeshjen tjeter.”

Në fund foli edhe Armando Sadiku, i cili ashtu si dhe e gjithë skuadra ishte mjaft i trishtuar për mënyrën se si shkoi ndeshja në fund me Blutë.

Armando Sadiku: “E pesuam golin ne fund, duhet te kishim rezistuar, por i tille eshte futbolli. tani duhet te mendojme per ndeshjen e radhes me Rumanine. Kemi kater dite kohe qe te pergatitemi per sfiden e fundit.Per ne eshte nje ndeshje vendimtare pasi eshte deçizive per kalimin e grupit ose jo. Shpresoj qe ndaj rumuneve te kemi edhe fatin ne anen tone.”

/supersport/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies