Fillimi LajmeBotaZvicra do të tërheqë aplikimin e saj për anëtarësim në BE

Zvicra do të tërheqë aplikimin e saj për anëtarësim në BE

nga Shekulli Agency

Parlamenti zviceran e miratoi projekt ligjin i cili parashikon tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) të bërë në vitin 1992

par-zviParlamenti zviceran e miratoi projekt ligjin i cili parashikon tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) të bërë në vitin 1992.

Sipas lajmit në median zvicerane, Parlamenti Federal ka vlerësuar vazhdimin e aplikimit “jo aktiv”, si “të pakuptimtë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës Didier Burkhalter tha se aplikimi për anëtarësim në BE është i “pavlevshëm” dhe se do të tërhiqet.

Zvicra më 20 maj të vitit 1992 aplikoi për anëtarësim në BE por vitin e njëjtë në referandumin e mbajtur në vend 50.3 përqind e pjesëmarrësve i thanë “jo” anëtarësimit. Pas kësaj qeveria zvicerane, ndaloi negociatat për anëtarësim në BE por nuk e kishte tërhequr atë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies