Kampionati Europian i Futbollit ka hyrë në fazën e nxehtë të saj. Skuadrat do të luajnë ndeshjet e dyta në grup, të cilat do të jenë vendimtare për ecurinë e tyre të mëtejshme.
Sot, Euro 2016 do të nisë me derbin e Britanikëve, Angli – Uells, e cila do të luhet në orën 15:00 në stadiumin Stade Bollaert-Delelis. Skuadra e Anglisë vjen në këtë ndeshje pas një barazimit me Rusinë. Kjo e fundit u mund dje nga Sllovakia me rezultatin 2-1. Nga krahu tjetër, uellsianët ndodhen në vendin e parë të grupit B, me 3 pikë dhe do të tentojnë të ruajnë pozicionin aktual.
Formacionet
Anglia: Hart; Walker, Smalling, Cahill, Rose; Alli, Dier, Rooney; Lallana, Kane, Sterling.
Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Ëilliams, Davies, Taylor; Allen, Ledley; Ramsey, Bale; Robson-Kanu.
Kuriozitete
-Në 101 ndeshje të zhvilluara mes dy ekipeve, Anglia ka 66 fitore dhe vetëm 14 humbje. 31 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
-Uellsi nuk fiton ndaj Anglisë që nga viti 1984, me fitoren 1 me 0. Ndërsa anglezët, në 4 ndeshjet e fundit kanë arritur të fitojnë kundër Uellsit pa pësuar asnjë gol.
-Bale është lojtari më i mirë i Uellsit. Ai ka shënuar në fazën e eliminatoreve 7 gola.
-Anglia dështoi të kualifikohej në finalet e Euro 2008, hera e fundit që ndodhte dicka e tillë ishte viti 1984