31
Lionel Messi nuk e ka pritur mirë humbjen kundër Kilit në finalen e Kupës së Amerikës. Sulmuesi Argjentinas ka shpërthyer në lot pas përfundimit të ndeshjes, e cila u vendos nga pika e bardhë e 11-metërshit, ku “pleshti” ishte i pari që gaboi.
Humbja e Argjentinës ka bërë që Messi të mos i përmbajë emocionet duke shpërthyer në lot.
Ylli i Barcelonës ka dhënë edhe një deklaratë bombë pas ndeshjes. Ai u tërhoq nga kombëtarja pasi u shpreh se nuk ka më se cfarë të japë për Argjentinën.