Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në një konferencë për mediat tha se “Një nga pikat më kryesore që bëri që këto negociata të zgjasin kaq shumë, ishte vështirësia e jetesës së palestinezëve në Gaza. Gjithashtu edhe vështirësitë e përditshme, izolimi dhe mungesa e ndihmave nga jashtë, ku pengesa e Izraelit bënte që të mos shkonin në vend. Në këtë kuadër u bënë takime dhe bisedime të gjata. Në këtë kuadër ditën e premte anija jonë e parë e ngarkuar me 10 mijë ton ndihma humanitare do të niset drejt portit Ashdod”.
“TOKI ka projekt për strehim në Gazë. Kështu që do të hapim rrugën e kësaj. Gjithashtu edhe përshpejtimi i ndërtimit të zonës industriale Erez në rajonin Xhenin bëhet i mundur në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Dëshirojmë që marrëveshja e arritur të jetë e mbarë për vendin tonë dhe vëllezërit palestinez”, u shpreh ndër të tjera Yıldırım.